Tea dhe Bearti janë çifti më i përfolur kohëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Pasi treguan se janë në lidhje dashurie, ata po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Ditë më parë, u panë duke bërë ‘shopping’ në një qendër tregtare në Prishtinë.
Ndërsa, sot janë duke qarkulluar në rrjetet sociale disa fotografi të Teas dhe Beartit, para pasqyrës duke u puthur.
Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa ishin kombinuar në veshje. Tea me të bardha, ndërsa Bearti një bluzë të zezë me vija të bardha.


Dy ish-konkurrentët, Tea dhe Bearti kishin një lidhje të fshehtë mes tyre, anipse Tea vazhdonte të ishte pjesë e emisionit.
Pas daljes nga emisioni, e cila doli çift me Andin, në rrjet u publikuan foto të Beartit dhe Teas, në Bogë, duke u puthur.

Ata po vazhdojnë ta shijojnë dashurinë e tyre pavarësisht komenteve dhe reagimeve të konkurrentëve të Përputhen dhe fansave të tyre.

Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...