Të enjten, gjysmëfinalja e basketbollit në Olimpiadë - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

04/08/2021 13:30

Të enjten, gjysmëfinalja e basketbollit në Olimpiadë

Basketboll

Gazeta Express

04/08/2021 13:30

Lojërat Olimpike po hyjnë në fazën finale, përballen SHBA – Australia e Franca – Sllovenia

Lojërat Olimpike verore po hyjnë në fazën finale të tyre. Ndeshje interesante po zhvillohen në basketboll, ku është arritur faza gjysmëfinale. Të enjten do të luhen dy ndeshje, në kërkim të biletës që çon në finalen e madhe.

Lexo Edhe:

Favoritët Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale e eliminuan Spanjën dhe tash do të kenë punë me Australinë. Kangurët e eliminuan me lehtësi Spanjën në fazën paraprake. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 06:15 të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal është ai në mes të Francës dhe Sllovenisë. Trekolorët në çerekfinale ishin më të mirë se Italia dhe synojnë ta fitojnë krejt garën.

Nga ana tjetër, sllovenët po e vazhdojnë mrekullinë pasi të martën e mundën Gjermaninë. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 13:00 me kohën tonë lokale. /Gazeta Express/