“Të don nini ty shumë”, nëna e Ledrit i shkruan mesazhin e ëmbël Sarës - Gazeta Express
string(67) "te-don-nini-ty-shume-nena-e-ledrit-i-shkruan-mesazhin-e-embel-sares"

“Të don nini ty shumë”, nëna e Ledrit i shkruan mesazhin e ëmbël Sarës

Gazeta Express

05/08/2020 10:41

Ditën e djeshme, e dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha ka postuar një foto ku tregon strijat në pjesën anësore të kofshëve. Ajo ka treguar se këto strija nuk i janë krijuar për shkak të shtatzënisë, por janë pasojë e luhatjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

Ajo, madje i ka këshilluar të gjithë të ndihen mirë në lëkurën e tyre, siç ndihet dhe vetë.

Lexo Edhe:

E duket se kjo gjë nuk i ka shpëtuar as mamit të Ledrit, Xheraldinnës, e cila i ka dërguar një mesazh mjaft të ëmbël duke i treguar mbështetjen e pakushtëzuar.

“Ti duaje trupin tënd ashtu si është me strija, pa strija…me çka do që ka se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë një gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetën dhe jo për ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë!”, i ka shkruar ajo./abcnews