Të ardhura rekord nga turneu botëror, Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit në skenat live - Gazeta Express
string(98) "te-ardhura-rekord-nga-turneu-boteror-coldplay-shpallet-grupi-me-fitimprures-i-vitit-ne-skenat-live"

Yjet

Gazeta Express

18/06/2025 20:06

Të ardhura rekord nga turneu botëror, Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit në skenat live

Yjet

Gazeta Express

18/06/2025 20:06

Në listën e artistëve që kanë bërë namin me turnetë e tyre këtë vit, gjejmë edhe legjendat…

Nëse dikush e kishte harruar fuqinë e Coldplay, shifrat e këtij viti ua kujtojnë me forcë: grupi i famshëm britanik ka thyer çdo rekord në skenën live për vitin 2025. Ata kanë arkëtuar mbi 100 milionë paund vetëm nga turneu i tyre global “Spheres”.

Me mesatarisht 4.8 milionë paund për çdo koncert, duket se Coldplay nuk po performon vetëm për publikun, por edhe për llogaritë bankare.

Pas tyre vjen Shakira, që përveç kthimit të bujshëm në skenë, ka mbledhur 85 milionë paund nga performancat, ndërsa Kendrick Lamar dhe SZA ndajnë vendin e tretë me mbi 73 milionë paund.

Në listën e artistëve që kanë bërë namin me turnetë e tyre këtë vit, gjejmë edhe legjendat The Eagles, grupin koreano-jugor Seventeen, si dhe Trans-Siberian Orchestra. Ndërkohë, Tyler, The Creator dhe Dead & Company vazhdojnë të mbushin stadiume, e po ashtu edhe J-Hope dhe Beyonce, që mbyllin top 10-shen me mbi 44 milionë paund secili.

Edhe artistët britanikë nuk mbeten pas: Sir Paul McCartney dëshmon se mosha është thjesht një numër me 23.2 milionë paund të arkëtuara, ndërsa Iron Maiden, Dua Lipa dhe Charli XCX po tregojnë se fuqia e muzikës britanike është më e gjallë se kurrë.