Në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, Tayna e befasoi me një deklaratë, duke thënë se nuk ka problem të heqë njerëz nga jeta e saj nëse ata nuk i kontribuojnë më asaj.
“Nuk e kom problem me hekë njerëz prej jetës,” tha Tayna, duke theksuar rëndësinë e rrethit të duhur të njerëzve që mbështesin dhe respektojnë zgjedhjet e saj.
Tayna gjithashtu ndau me Shpend Lipën dhe audiencën disa nga përvojat dhe mësimet që ka nxjerrë gjatë këtij viti, duke e cilësuar periudhën e fundit si një fazë të rëndësishme të rritjes dhe ndryshimit.
Përveç intervistës, Tayna performoi live pesë nga hitet e saj më të njohura, duke sjellë një atmosferë energjike dhe festive.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën dhe performancat muzikore mund t’i gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...