Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda dy ditësh - Gazeta Express
string(107) "taulant-hodaj-e-rivalizon-agim-ademin-per-kryetar-te-ffk-se-do-ta-zyrtarizoje-kandidaturen-brenda-dy-ditesh"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 13:20

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda dy ditësh

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 13:20

Avokati i njohur, Taulant Hodaj do jetë kandidat për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Burime të sigurta të afërta me Hodajn i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë Brenda dy ditësh.

Burime të sigurta të afërta me Hodajn i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë brenda dy ditësh.

Taulant Hodaj për një periudhë ka shërbyer si ushtrues detyre i sekretarit general të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Hodaj do ta rivalizojë presidentin actual të FFK-së, Agim Ademin, të cilin dikur e kishte bashkëpuntor të ngushtë në këtë institucion.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është paraparë të mbahet më 5 shkurt, megjithatë pa u harmonizuar statuti ky kuvend ose mund të shtyhet ose mund të shpallet i pavlefshëm nga Ministria e Sportit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement