Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku ka folur rreth formës së Dukagjinit, që po kalon në këtë fillimsezoni.
Ai madje e ka përmendur edhe trajnerin Ismet Munishi.
“Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Dukagjini e ka nisur tashmë mbarë. Dukagjini ka luajtur mirë edhe me Prishtinën, duke treguar karakter. Mënyra si Dukagjini luan në Superligës, është e veçantë. Diferenca te kjo skuadër është shpirti i skuadrës dhe energjia e grupit. Kjo është falë edhe Ismet Munishit, si trajner karizmatik”, ka thënë Dajaku.
Ismet Munishi e Dukagjini po e kryesojnë Superligën e Kosovës me nëntë pikë, pas katër xhirove të para./GazetaExpress/