Tashmë familjarisht, i dashuri i Dafinës në shëtitje me vjehrrën dhe kunatën - Gazeta Express
string(75) "tashme-familjarisht-i-dashuri-i-dafines-ne-shetitje-me-vjehrren-dhe-kunaten"

Gazeta Express

24/02/2020 11:21

Tashmë familjarisht, i dashuri i Dafinës në shëtitje me vjehrrën dhe kunatën

Gazeta Express

24/02/2020 11:21

Dafina Zeqiri ka konsoliduar lidhjen me DJ Geek, pak javë pasi e bëri publike marrëdhënien romantike me të.

Këngëtarja ka treguar se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur.

Lexo Edhe:

Në një postim të fundit në Instagramin e Dafinës, shohim nënën e këngëtares që ka kapur për krahu Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje. Pranë tyre është Dafina që i filmon dhe motra e këngëtares.

Kjo do të thotë se tashmë lidhja e Dafinës po ecën në hapat e duhur dhe ka marrë bekimin e familjes së saj.

Pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht dashurinë që ndjen për të.

Sipas “Panorama Plus”, ajo ka qenë “e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike”.

View this post on Instagram

Tdu’du!

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

Kujtojmë që Dafina ka bërë publike lidhjet e saj të mëparshme me Ledri Vulën dhe domenikanin Jose, të cilat nuk shkuan mirë.