Takime në SHBA, pjesë e Marshit të 17 shkurtit, afërsi me Ramën- A po e bindë kë Osmani me ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë - Gazeta Express
string(125) "takime-ne-shba-pjese-e-marshit-te-17-shkurtit-afersi-me-ramen-a-po-e-binde-ke-osmani-me-fushaten-e-saj-per-nje-mandat-te-dyte"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 23:31

Takime në SHBA, pjesë e Marshit të 17 shkurtit, afërsi me Ramën- A po e bindë kë Osmani me ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 23:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur angazhime të shumta gjatë këtyre ditëve. Duke filluar nga pjesëmarrja e saj në marshin e 17 shkurtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, e deri të pjesëmarrja në Bordin e Paqes, që u përcoll me disa takime, kanë qenë aktivitet e Osmanit në pak ditë, e që së cilës, i kanë mbetur edhe pak javë mandat në krye të shtetit, shkruan Gazeta Express.

Osmani që synon edhe  mandatin e dytë në krye të shtetit, mori vëmendjen e gjerë kur u shfaq në marshin për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, që u mbajt me 17 shkurt. Kjo duke pasur parasysh që, diçka e tillë s’kishte ndodhur në protestat e mëparshme, dhe se, në të kaluarën, Osmani s’ështe treguar aq empatike për zhvillimet në Hagë.

Porse, kjo pjesëmarrje e Osmanit, u pa si tentim përafrimi me Partinë Demokratike të Kosovës, për t’i marrë votat e deputetëve të saj.

Osmani po ashtu iu bashkua Edi Ramës të hënën që shkoi në Prishtinë, një promovim libri për krerët e UÇK’s.

Porse, ‘’fushata’’ e Osmanit s’përfundon këtu. Të paktën kështu vlerëson veprimtari në SHBA Uk Lushi.

Sipas këtij të fundit, Osmani ka vazhduar ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë edhe në SHBA, atje ku së fundi u mbajt takimi i Bordit të Paqes. Lushi, për këtë, tha se ‘’nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga’’ Osmani në ‘’fushatën e saj’’ për një mandat të dytë në krye të shtetit.

‘‘Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial. Zgjidhe cilindo qytetar që kualifikohet për President/e të Kosovës dhe ai apo ajo do të bënte çka kërkon Amerika dhe nuk shkel interesat e Kosovës. Gjithashtu Amerika punon me këdo që e vendos Kosova në krye të shtetit. Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë arealin dhe konzensusin politik në Kosovë, jo ambiciet personale të dikujt. Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull.’’, shkroi sot mes tjerash Lushi.

Pos këtyre, është edhe afrimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po komentohet mjaftë. Edhe kjo bëhet duke pasur parasysh se gjatë viteve të fundit, Rama ‘’nuk ka gëzuar’’ raporte të mira me liderët kryesor institucional të vendit. Megjithatë, një raport më i ngrohtë është shfaqur mes tij dhe Osmanit gjatë muajve të fundit.

Ndryshe, qëndrime të qarta për një emër ende nuk ka nga partitë politike. Por, nga to, dëgjohen kryesisht thirrje për ‘’konsensus’’, ‘’marrëveshje politike’’, e ‘’alternativën më të mirë’’ në zgjidhjen e çështjes së presidentit. Për zgjedhjen e së cilës, duhet shumica absolute e deputetëve. Java e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të jetë  e bisedave të Kurtit me presidenten e partitë rreth kandidatit për President. Secili që garon duhet t’i ketë 30 nënshkrime të deputetëve./GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement