Me ndeshje interesante vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në fundjavë janë ndeshjet e xhiros së 13-të, që priten me shumë vëmendje.
Në ndeshjet e së shtunës, Shqiponja e Samadrexha llogariten favorite.
Shqiponja e pret Ulpianën nga ora 13:00, ndërsa Samadrexha luan në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës nga ora 16:00.
Më shumë rivalitet pritet në ndeshjet e së dielës. Nga ora 15:00 është takimi Vushtrria – Istogu.
Kampioni aktual, Istogu, është i dyti në tabelë me 22 pikë. Vushtrria është e katërta me 14 pikë.
Prej orës 18:30, të dielën, takohen Ferizaj e Prishtina. Ferizaj është lider me 22 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina është e gjashta me 12 pikë dhe në garë të fortë për pozitat që sigurojnë play off.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...