Takim mes MKRS-së dhe MSH-së sot për fatin e aktiviteteve sportive në vend - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

11/07/2020 16:17

Takim mes MKRS-së dhe MSH-së sot për fatin e aktiviteteve sportive në vend

Futboll

Gazeta Express

11/07/2020 16:17

Virusi Covid-19 ka shënuar rritje në numër të rasteve të identifikuara gjatë kohës së fundit në Kosovë dhe kjo ka bërë që të vihen në pikëpyetje sërish aktivitetet sportive në vend.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë janë identifikuar mbi 200 raste në ditë të infektuara me koronavirus, duke u shtuar kështu numri i të prekurve.

Lidhur me fatin e aktiviteteve sportive në vend, sot nga ora 19:00 do të ketë një takim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Lajmi për Gazeta ‘OLLE’ është konfirmuar nga drejtori i depertamentit të sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Në këtë takim, do të diskutohet për mundësitë e veprimit në këtë gjendje të aktiviteteve sportive në vend.