Tahiri: Vendimi i Kushtetueses rrëzoi të gjitha përpjekjet për të deformuar procesin kushtetues dhe parlamentar në vend - Gazeta Express
string(118) "tahiri-vendimi-i-kushtetueses-rrezoi-te-gjitha-perpjekjet-per-te-deformuar-procesin-kushtetues-dhe-parlamentar-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:28

Tahiri: Vendimi i Kushtetueses rrëzoi të gjitha përpjekjet për të deformuar procesin kushtetues dhe parlamentar në vend

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:28

Deputeti i  PDK së Abelard Tahiri ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Kushtetuesja, ku thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Tahiri ka thënë se lëvizja Vetëvendosje që nga viti 2020, ka tentuar të impononte politika në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërsa ka thënë se kjo është një ditë e madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

“Edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, LVV-ja u përpoq të na impononte rregulla të reja për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit – rregulla që binin ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që tashmë janë rrëzuar edhe nga vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese. Me aktgjykimin e sotëm, më 7 gusht 2025, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjitha përpjekjet për të deformuar procesin kushtetues dhe parlamentar në vend. Kjo është një ditë e madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Por nuk duhet të harrojmë: edhe pas këtij vendimi, do të përballemi me të njëjtën parti dhe të njëjtën logjikë, që në çdo formë kërkon përmbysjen e rendit kushtetues. Dhe këtë, ne nuk do ta lejojmë”, ka thënë Tahiri.