Tahir Batatina zbulon për "Express" se sa para i fiton Llapi nga transferimi i sotëm i Ilir Krasniqit - Gazeta Express
string(99) "tahir-batatina-zbulon-per-express-se-sa-para-i-fiton-llapi-nga-transferimi-i-sotem-i-ilir-krasniqit"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 19:52

Tahir Batatina zbulon për “Express” se sa para i fiton Llapi nga transferimi i sotëm i Ilir Krasniqit

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 19:52

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka treguar për “Gazeta Express” detaje financiare nga transferimi i qendërmbrojtësit, Ilir Krasniqi tek Polissya Zhytomyr.

Sipas Batatinës, transferimi total ka qenë 1.5 milion euro, dhe Llapi ka 20% të kartonit të lojtarit, që do të thotë se klubi kosovar përfiton rreth 300 mijë euro nga kjo lëvizje.

Ilir Krasniqi, 25-vjeç, ka nënshkruar për tri vjet e gjysmë me Polissya Zhytomyr dhe do të takohet sërish me shokun e Kombëtares, Lindon Emërllahu, në klubin ukrainas.

Ky transferim nuk është vetëm një hap i rëndësishëm në karrierën e Krasniqit, por edhe një fitore financiare për Llapin, që vazhdon të mbështesë dhe zhvillojë talentet e veta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement