Syzat “shqiptare” të brendit Bukurra që pëlqehen nga Rihanna dhe rekomandime tjera! - Gazeta Express
string(80) "syzat-shqiptare-te-brendit-bukurra-qe-pelqehen-nga-rihanna-dhe-rekomandime-tjera"

Arte

Gazeta Express

16/02/2026 12:30

Syzat “shqiptare” të brendit Bukurra që pëlqehen nga Rihanna dhe rekomandime tjera!

Arte

Gazeta Express

16/02/2026 12:30

Dita e Pavarësisë, java e lirisë, me plot evente n’muzikë, teatër, letërsi – me festu e përkujtu. Plus do rekomandime për prodhime “tona” të bukurrra të modës që po i adhuron edhe Rihanna! Ja lista Monday Marks me rekomandimet e javës nga Suzanne Podcast!

Kjo osht një javë e Pavarësisë që po na shpaloset si një maratonë kulturore që s’ta len asnjë mbramje pa diçka intriguse: prej koncerteve solemne klasike deri te klubet alternative, prej premierave teatrore deri te baleti bashkëkohor, prej poezisë ndërkombëtare te ekspozitat e arkitekturës dhe modës. Monday Marks jua ka përmbledhë krejt ofertat kryesore: çka me dëgju, me pa, me kcy, me reflektu e me festu, e qysh mu zbukuru – në Prishtinë, Tiranë e deri në Berlin. Sot i keni rekomandimet e fillimjavës e të mërkuren ju sjellim WednesdayWindow me plot rekomandime tjera të fundjavës.

Në program janë Koncerti solemn i Filharmonisë sëe Kosovës në Pallatin e Rinisë; premiera e “Nyja e Gidionit” në Teatrin Kombëtar; baleti “Exil” nga Baleti Kombëtar i Kosovës; Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Republika” në Katedralen “Nëna Terezë”; festa e Pavarësisë me Kreshnikun në Soul Bar; party me Kismet në e.d.h.e.; “Romeo & Juliet on Ice” në Sallën “1 Tetori”; koncerti alternativ në Termokiss; ekspozita “Spaces in Dialogue” në Piramidën e Tiranës. Krejt në fund e kemi edhe një rekomandim mode: syzat e Studio Bukurra nga Berlini. 

Qe pra një javë festive që shtrihet nga skena klasike te undergroundi, nga arkitektura te aksesorët që ta kthejnë kryt në rrugë. Happy Independence Day!

Advertisement
Advertisement
Advertisement