“Synojmë mbi 12 mln turistë”, Rama: Rikualifikime urbane për të nxitur ecjen në qytet - Gazeta Express
string(81) "synojme-mbi-12-mln-turiste-rama-rikualifikime-urbane-per-te-nxitur-ecjen-ne-qytet"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 15:50

“Synojmë mbi 12 mln turistë”, Rama: Rikualifikime urbane për të nxitur ecjen në qytet

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 15:50

Rritja e numrit të turistëve për Kryeministrin Edi Rama tregon qartë ndryshimin dhe transformimin rrënjësor që vendi ynë ka pësuar përgjatë viteve.

Në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku ekspertë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë për të shpalosur idetë e zhvillimit urban, kreu i qeverisë u rikthye pas në kohë, ku përshkroi kryeqytetin gjatë viteve të komunizmit.

“54 vite më parë ishte një vend krejt i ndryshëm ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin rreth 5 mijë në të gjithë vendin dhe numri i turistëve 2 mijë në vit, ndërkohë që në këtë vit do të shkojmë përtej 12 mln”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vuri theksin tek sfidat me të cilat tashmë po përballet Shqipëria, në mënyrë që të përballojë fluksin e lartë të vizitorëve.

“Megjithatë dhe pse bëmë shumë për tu ri sjellë njerëzve hapësirë ku ata të shijonin të ecurin, ecja nëpër qytet u bë gjithmonë e më e vështirë. Mendoj që 5.09 çdo minutë që mund të marrim për të ngadalësuar hapin, në çdo metër që do mund të përfitojmë për këmbësorët është një sukses për tu festuar sepse është një mënyrë për të ndihmuar njerëzit tanë, por për aq kohë sa jemi ende të vetëdijshëm për sfidat e për atë që duhet të bëjmë, atëherë na duhet të luftojmë”, u shpreh Edi Rama.

Rama gjithashtu lajmëroi se qeveria po punon me arkitektë dhe urbanistë në mënyrë që jo vetëm Tirana por të gjithë qytetet e Shqipërisë të bëhen edhe më atraktive.