Sylvinho flet para ndeshjes me Ukrainën: S’ka miqësore kur luan me kombëtaren - Gazeta Express
string(75) "sylvinho-flet-para-ndeshjes-me-ukrainen-ska-miqesore-kur-luan-me-kombetaren"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 20:59

Sylvinho flet para ndeshjes me Ukrainën: S’ka miqësore kur luan me kombëtaren

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 20:59

Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës që do të luhet nesër në Valencia, në orën 20:45, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare para kësaj përballjeje.

Trajneri Sylvinho u shpreh para ndeshjes me Ukrainën se pret një përballje të fortë dhe të vështirë, duke vlerësuar cilësinë e kundërshtarit.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria është një ekip në rritje dhe se lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë.

“Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje pas takimit me Poloninë. Kjo është eksperiencë e njëjtë për të dyja ekipet në fakt. Tani duhet të luash një ndeshje miqësore. Unë e kam thënë edhe më parë që nuk besoj në ndeshje miqësore, duke qenë që çdo herë që futemi në fushë jemi të përqendruar për të bërë 90 minuta shumë të mira. Pavarësisht që e shikoj si një mundësi për lojtarët e tjerë, e shikoj edhe si një punë në grup dhe skuadra duhet të organizohet si zakonisht që të funksionojë si duhet. Por sigurisht mund të kemi 3 apo 4 zëvendësime nga formacioni i mëparshëm”, tha ai.

Tutje, ai tha se e njeh mirë Ukrainën.

“Çdo trajner i përgatit ndeshjet njësoj. Ne kemi nisur më shumë se një muaj përpara duke parë ndeshjet e çdo kundërshtari. E kemi nisur me Ukrainën, kemi vijuar me Suedinë dhe më pas me Poloninë, duke iu afruar datës së ndeshjes së parë. Tani është më e lehtë sepse kemi parë çdo ndeshje kualifikuese të Botërorit të Ukrainës dhe kemi parë e riparë edhe ndeshjet që kemi zhvilluar së bashku në Ligën e Kombeve”, e mbylli ai.

Dueli Ukrainë – Shqipëri do të zhvillohet nesër, e martë, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement