Sydney mbulohet nga tymi, cilësia e ajrit 11 herë nën nivelin e shëndetshëm - Gazeta Express
string(74) "sydney-mbulohet-nga-tymi-cilesia-e-ajrit-11-here-nen-nivelin-e-shendetshem"

Sydney mbulohet nga tymi, cilësia e ajrit 11 herë nën nivelin e shëndetshëm

Gazeta Express

10/12/2019 8:55

Qyteti i famshëm australian, Sydney, është mbuluar nga një shtresë e trashë e tymit të zjarreve që janë përhapur në një sipërfaqe të madhe të pjesës lindore dhe juglindore të Australisë. Cilësia e ajrit në këtë qytet tashmë është 11 herë më e keqe sesa niveli i shëndetshëm.

Shumë zjarrfikës australianë po e vazhdojnë luftën me shumë zjarre. Puna e tyre po bëhet më e vështirë për shkak të kushteve atmosferike që po mbretërojnë në kontinentin e largët, më saktësisht erërave të forta dhe temperaturave të larta.

Lexo Edhe:

Shumë banorë tashmë janë evakuuar nga banesat, ndërsa boritë e trageteve dëgjoheshin vazhdimisht për shkak të dukshmërisë shumë të kufizuar.

Nxënësit e shkollave nuk dolën jashtë gjatë pushimit të drekës dhe banorët e filluan përdorimin e maskave për shkak të ajrit të ndotur nga tymi.

Zjarrfikësit u detyruan të intervenojnë në më shumë se 500 raste të aktivizimit të alarmeve automatike kundër zjarrit për shkak të depërtimit të tymit brenda ndërtesave.

Pavarësisht punës së vazhdueshme të zjarrfikësve të rregullt dhe vullnetarë, në rajonet Queensland dhe New South Wales ka ende shumë zjarre aktive.

Gjashtë persona kanë vdekur, gati 700 shtëpi janë shkatërruar dhe së paku 2 milionë e 700 mijë hektarë toke janë djegur prej fillimit të zjarreve të tmerrshme, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.