Superliga rikthehet në mesjavë me ndeshje mjaft interesante - Gazeta Express
string(59) "superliga-rikthehet-ne-mesjave-me-ndeshje-mjaft-interesante"

Gazeta Express

10/11/2020 11:55

Superliga rikthehet në mesjavë me ndeshje mjaft interesante

Gazeta Express

10/11/2020 11:55

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Prince Caffe Superligë, ku do të ketë takime mjaft interesante.

Lexo Edhe:

Sfidë interesante është përballja në mes rivalëve të vjetër, Peja dhe Bashkimi.

Verdhezinjtë e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri duke i shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse ekipi Portokalli e ka një fitore dhe dy humbje.

Andaj, kjo përballje në Pejë pritet të jetë mjaft interesante, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Rahoveci – Ponte Prizreni është një tjetër sfidë e fortë në kuadër të xhiros së katërt.

Vreshtarët kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para.

Ndeshje e madhe është edhe ajo në mes të Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që shpresojnë të kenë një edicion sa më pozitiv.

Bardhekaltrit e kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje.

E Vëllaznimi dhe Trepça do të ndeshen të enjten, në ndeshjen e fundit të mesjavës.

Këto dy skuadra në mesjavë i shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja në mes tyre do të jetë shumë interesante. /Gazeta Express/