Superliga rikthehet në aksion, në fundjavë na presin tri ndeshje interesante - Gazeta Express
string(75) "superliga-rikthehet-ne-aksion-ne-fundjave-na-presin-tri-ndeshje-interesante"

Basketboll

Gazeta Express

24/02/2023 15:45

Superliga rikthehet në aksion, në fundjavë na presin tri ndeshje interesante

Basketboll

Gazeta Express

24/02/2023 15:45

Pas ndeshjeve të fazës finale të Kupës së Kosovës në basketboll, Superliga e basketbollit do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshje interesante.

Tri ndeshje do të luhen mes të shtunës dhe të dielës, në kuadër të xhiros së 23-të apo fazës së fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Lexo Edhe:

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit.

Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.

Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.

Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin.

Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepçës.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.

Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër. /Gazeta Express/