Superliga me dy derbi në mesjavë - Gazeta Express
string(34) "superliga-me-dy-derbi-ne-mesjave-2"

Basketboll

Gazeta Express

02/03/2021 12:17

Superliga me dy derbi në mesjavë

Basketboll

Gazeta Express

02/03/2021 12:17

Sonte do të luhet derbi i Prizrenit, ndërsa nesër mbrëma ndeshja tjetër interesante në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Lexo Edhe:

Sonte do të përballen do të përballen skuadrat prizrenase, Ponte Prizreni me Bashkimin.

Ponte ka 13 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Bashkimi 10 fitore dhe 10 humbje, shkruan Gazeta Express.

Takimet mes skuadrave prizrenase kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të martën mbrëma.

Ndërkohë, të mërkurën do të përballen skuadrat verdhezi, Peja dhe Golden Eagle Ylli.

Pejanët kanë 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa therandasit 13 fitore dhe shtatë humbje. /Gazeta Express/

Java 20

E martë

19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi

E mërkurë

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli