Superliga e basketbollit tash e tutje në Kujtesa dhe T7 - Gazeta Express
string(55) "superliga-e-basketbollit-tash-e-tutje-ne-kujtesa-dhe-t7"

Basketboll

Gazeta Express

16/01/2021 12:04

Superliga e basketbollit tash e tutje në Kujtesa dhe T7

Basketboll

Gazeta Express

16/01/2021 12:04

Duke filluar nga kjo xhiro, Superliga e Basketbollit do të transmetohet në platformën Kujtesa dhe në Televizionin 7.

Kujtesa është partneri medial i FBK-së, kurse ndeshjet do të transmetohen edhe në T7, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sot në program janë dy ndeshje të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar në realizimin e objektivave. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje. /Gazeta Express/