Superliga/ Ballkani luan sot në udhëtim ndaj Dukagjinit, Prishtina sfidohet nga Liria - Gazeta Express
string(83) "superliga-ballkani-luan-sot-ne-udhetim-ndaj-dukagjinit-prishtina-sfidohet-nga-liria"

Superliga/ Ballkani luan sot në udhëtim ndaj Dukagjinit, Prishtina sfidohet nga Liria

Sport

Gazeta Express

17/09/2023 8:32

Me dy ndeshje në program për ditën e sotme, do të mbyllet edhe java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në udhëtim ndaj Dukagjinit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim prej orës 15:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ballkani është i treti në tabelë me nëntë pikë, kurse Dukagjini i parafundit me dy sosh.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Hajvali, mes Prishtinës dhe Lirisë.

Kryeqytetasit kanë grumbulluar tetë pikë nga katër xhirot e para, teksa janë në pozitën e katërt.

Ndërsa, prizrenasit janë dy pozita më poshtë me pesë pikë të grumbulluara.

Edhe kjo ndeshje do të luhet nga ora 15:00. /Gazeta Express/