Superkupa e Spanjës: Të hyra rekord për Barcelonën, përfiton edhe Reali - Gazeta Express
string(69) "superkupa-e-spanjes-te-hyra-rekord-per-barcelonen-perfiton-edhe-reali"

Futboll

Gazeta Express

12/01/2026 10:53

Superkupa e Spanjës: Të hyra rekord për Barcelonën, përfiton edhe Reali

Futboll

Gazeta Express

12/01/2026 10:53

Superkupa e Spanjës e zhvilluar në Arabinë Saudite u mbyll me fitore të Barcelonës, e cila triumfoi 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e madhe të kësaj kompeticioni.

Përtej emocionit sportiv, evenimenti shënoi inkasim rekord për klubet pjesëmarrëse, shkruan “Gazeta Express”.

Fituesi katalanas e siguroi një total prej rreth 8 milionë eurosh, nga të cilat 6 milionë u dhanë si shpërblim për pjesëmarrje dhe 2 milionë për fitoren finale.

Edhe Real Madridi doli me përfitime të konsiderueshme, duke i marrë rreth 7.4 milionë euro: 6 milionë nga pjesëmarrja dhe 1.4 milion për fitoren në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.

Ky edicion i Superkupës, i zhvilluar për herë të pestë në Arabinë Saudite, konfirmoi jo vetëm interesin e madh të tifozëve globalë, por edhe vlerën ekonomike të bashkëpunimit mes federatës spanjolle dhe organizatorëve sauditë, i cili siguron shpërblime të larta për klubet deri në vitin 2030. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement