Superkupa e Kosovës shtyhet për në dhjetor - Gazeta Express
string(42) "superkupa-e-kosoves-shtyhet-per-ne-dhjetor"

Superkupa e Kosovës shtyhet për në dhjetor

Basketboll

Gazeta Express

31/10/2022 11:05

Superkupa e Kosovës në basketboll është shtyrë për më vonë.

Ky është vendimi më i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës, e cila e ka treguar edhe arsyen që e shtyri që ta marrë këtë hap, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 31.10.2022 ka marrë vendim që shtyjë organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Superkupa e Kosovës (Meshkujt) ishte paraparë të organizohet prej 9-13 Nëntor 2022, data në të cilat organizohet edhe FIBA Window (7-15 Nëntor 2022), në të cilat gara do të paraqitet kryetrajneri i KB Golden Eagle Ylli, së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip për Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës. Bordi i FBK-së ka vendosur që Superkupa e Kosovës të organizohet prej 7 deri më 11 Dhjetor 2022. Konform kalendarëve të FIBA-s, Federata e Basketbollit të Kosovës duhet tu përshtatet garave të FIBA-s, andaj Bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim – ndryshimet në kalendarin e garave të Prince Caffe Superligës së Kosovës, për të cilat do të njoftohen të gjitha grupet e interesit. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij. Në emër të Bordit të FBK-së, Arben FETAHU Kryetar”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar. /Gazeta Express/