Super finalja e Kupës - Gazeta Express
string(21) "super-finalja-e-kupes"

Basketboll

Gazeta Express

19/02/2023 9:01

Super finalja e Kupës

Basketboll

Gazeta Express

19/02/2023 9:01

Finalja e Kupës së Kosovës në Rahovec do të dhurojë një super ndeshje mes Trepcës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Mitrovicasit për të depërtuar në finale mposhtën Vëllaznimin dhe Rahovecin, kurse prishtinasit eliminuan Bashkimin dhe Golden Eagle Yllin.

Lexo Edhe:

Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe pritet një super përballje në Rahovec, ku po zhvillohet Final 8.

‘Xehetarët’ dhe bardhekaltrit ishin ndeshur edhe në finale të Superkupës, që përfundoi me triumfin e kryeqytetasve.

Mitrovicasit janë fitues aktual të kësaj gare, ndërsa në përgjithësi e kanë fituar pesë herë Kupën, kurse prishtinasit kanë fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë.

Gjithashtu do të jetë një përballje interesante mes trajnerëve turk, Engin Gencoglu të Trepcës dhe Ahmet Kandemir të Sigal Prishtinës.

Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 17:00 në “Mizahir Isma”, ndërsa interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm.