Sunny Hill ka një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë blerë biletat për festivalin - Gazeta Express
string(85) "sunny-hill-ka-nje-njoftim-te-rendesishem-per-ata-qe-kane-blere-biletat-per-festivalin"

Muzike

Gazeta Express

14/06/2022 22:21

Sunny Hill ka një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë blerë biletat për festivalin

Muzike

Gazeta Express

14/06/2022 22:21

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë treguar me anë të një njoftimi në facebook se çka do të bëhet me ata që kanë blerë bileta për ta shikuar këtë festival

Sipas këtij njoftimi, të gjithë personat që kanë blerë bileta dhe nuk do të mund të shkojnë në Tiranë, biletat e tyre do të rimbursohen.

Lexo Edhe:

“Për të gjithë ata që nuk do të mund të na bashkohen në Tiranë, neve na vije që nuk do të jeni, por mos u shqetësoni ju do të rimbursoheni tërësisht”, shkruan në këtë informim.

Sunny Hill Festival ka thënë se më shumë informata për këtë do të jepen më 1 korrik.

Kujtojmë se festivali mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht të këtij viti.

Organizatorët sot njoftuan se për shkaqe burokratike kanë vendosur që këtë vit festivalin ta organizojnë në Tiranë. /GazetaExpress/