Sulmi në Vjenë, kjo është video ku shihet 20-vjeçari me rrënjë shqiptare - Gazeta Express
string(71) "sulmi-ne-vjene-kjo-eshte-video-ku-shihet-20-vjecari-me-rrenje-shqiptare"

Sulmi në Vjenë, kjo është video ku shihet 20-vjeçari me rrënjë shqiptare

Gazeta Express

03/11/2020 10:47

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, një nga të dyshuarit kryesor duket se e kishte njoftuar aktin në internet. Sipas informacioneve të gazetës austriake “Krone”, njëri nga të dyshuarit është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili gjithashtu kishte shtetësi austriake.

I dyshuari, i cili paraqitet i armatosur rëndë në fotografinë më poshtë, u dënua në Austri në fund të prillit 2019 – për formimin e një grupi terrorist. Ai mbajti 22 muaj burg dhe u lirua në fillim të dhjetorit 2019.

Lexo Edhe:

Sipas informacionit të “Krone”, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Momenti kur 20-vjeçari shihet duke gjuajtur me armë në Vjenë.

Nga ky sulm deri më tani kanë humbur jetën 5 persona dhe 15 të tjerë janë plagosur. /Gazeta Express/