Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, reagoi pas sulmit me dron në Rumani, duke deklaruar se “lufta agresive e Rusisë ka kaluar një tjetër kufi”.
Në një postim në platformën X, Von der Leyen tha se një dron rus goditi një zonë të populluar në Rumani, duke plagosur civilë në territorin e Bashkimit Europian.
“Një inkursion me dronë rusë goditi një zonë të dendur të banuar në Rumani, duke plagosur civilë. Në territorin e BE-së. Ne jemi plotësisht solidarë me Rumaninë dhe popullin e saj”, shkroi ajo.
Presidentja e Komisionit Europian paralajmëroi gjithashtu shtim të presionit ndaj Moskës, ndërsa BE-ja po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë.
“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetin tonë mbrojtës, veçanërisht në kufirin lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë”, theksoi Von der Leyen.