Sulmet ruse me dronë dhe raketa vrasin 17 persona në Ukrainë - Gazeta Express
string(60) "sulmet-ruse-me-drone-dhe-raketa-vrasin-17-persona-ne-ukraine"

Gazeta Express

05/08/2026 9:40

Sulmet ruse me dronë dhe raketa vrasin 17 persona në Ukrainë

Gazeta Express

05/08/2026 9:40

Sulmet ruse gjatë natës me dronë dhe raketa balistike vranë të paktën 17 persona në Kiev dhe rajonin përreth. Ukraina paralajmëroi për mungesë kritike të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe u bëri thirrje aleatëve të përshpejtojnë dërgesat e raketave për sistemet Patriot dhe të armëve të tjera urgjentisht të nevojshme, përballë intensifikimit të sulmeve ruse.

Alarmi për sulme ajrore në rajon vazhdon të jetë në fuqi, njoftoi të mërkurën shërbimi i emergjencave, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në kushte rreziku të shtuar, për shkak të mundësisë së sulmeve të tjera.

“Rusia ka sjellë përsëri vdekje dhe shkatërrim në tokën tonë, duke ua marrë jetën civilëve”, shkroi në Telegram kreu i Administratës Rajonale të Kievit, Tymur Tkachenko.

Ai tha se numri më i madh i viktimave u regjistrua në rajonin e Brovarit, ku u vranë nëntë persona. Në rajonin e Buças u vranë edhe katër civilë, ndërsa një person tjetër humbi jetën në rajonin e Fastivit.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se nga sulmi në kryeqytet u plagosën të paktën 44 persona dhe u vra një person.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia e sulmoi vendin me 24 raketa balistike, katër raketa hipersonike dhe 115 dronë. Objektivi kryesor ishte rajoni i Kievit.

Sulmi po vazhdon, ndërsa disa dronë rusë ndodhen ende në hapësirën ajrore të Ukrainës, thanë Forcat Ajrore.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë publikoi pamje që tregojnë pasojat e sulmit rus gjatë natës në një vend në rajonin e Brovarit, në rajonin e Kievit.

Moska i ka intensifikuar sulmet me raketa ndaj Ukrainës, në një kohë kur vendi po përballet me mungesë të madhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore të afta për të shkatërruar raketat balistike me shpejtësi të lartë./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement