Të paktën katër persona janë vrarë dhjetëra të tjerw janw plagosur mes tyre edhe fwmijw pasi Rusia nisi një valë masive sulmesh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës gjatë natës, thanë zyrtarët.
Tre nga të vdekurit u nxorën nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh pjesërisht të shkatërruar në Kiev, tha policia, ku një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi kryeqyteti u bombardua, shkruan BBC, raporton KlanKosova.
Të paktën 44 persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, tha kryetari i bashkisë së qytetit. Njëzet e një prej tyre po trajtohen në spital, përfshirë një fëmijë.
Kjo shënon ditën e tretë radhazi që Ukraina ka raportuar vdekje, ndërsa Moska rrit sulmet e saj pasi një armëpushim tre-ditor skadoi të hënën.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...