Përparim Rama ka pritur kryetarin e Prefekturës së Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, së bashku me delegacionin nga Shqipëria, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës.
Rama, përmes një postimi në Facebook, tha se dy kryeqytetet kanë potencial të madh kur bashkëpunojnë me vizion dhe koordinim të përbashkët.
“Prishtina dhe Tirana kanë potencial të jashtëzakonshëm kur ecin bashkë, me vizion, koordinim dhe partneritet që i shërben zhvillimit të përbashkët”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për mënyrat se si të dy qytetet mund të afrohen më shumë përmes zhvillimit ekonomik, turizmit dhe projekteve konkrete në interes të qytetarëve.
“Diskutuam për mënyrat se si Prishtina dhe Tirana mund të afrohen edhe më shumë përmes zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bashkëpunimeve konkrete që krijojnë më shumë mundësi për qytetarët tanë”, thuhet në postimin e tij.
Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy qyteteve do të vazhdojë të zgjerohet edhe në fusha të tjera.
“Vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi që e forcojnë hapësirën tonë shqiptare në ekonomi, kulturë dhe zhvillim”, ka deklaruar Rama.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...