Suedi, kryeministri paralajmëron për mijëra viktima nga COVID-19 - Gazeta Express
string(63) "suedi-kryeministri-paralajmeron-per-mijera-viktima-nga-covid-19"

Suedi, kryeministri paralajmëron për mijëra viktima nga COVID-19

Gazeta Express

03/04/2020 20:24

Suedia duhet të përgatitet për mijëra viktima nga COVID-19, deklaroi sot kryeministri suedez, Stefan Lofven.

“Do të numërojmë mijëra viktima. Duhet të përgatitemi për këtë”, theksoi Lofven në një intervistë për të përditshmen suedeze, “Dagens Nyheter”.

Lexo Edhe:

Kriza me të cilën po përballet vendi ka të bëjë me numrin e njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje, si dhe me pasojat ekonomike.

Lofven paralajmëroi se pandemia e koronavirusit do të vazhdojë për muaj me radhë.