Studimi: Udhëtimi me aeroplan më pak i rrezikshëm se qëndrimi në ambiente të tjera të mbyllura - Gazeta Express
string(93) "studimi-udhetimi-me-aeroplan-me-pak-i-rrezikshem-se-qendrimi-ne-ambiente-te-tjera-te-mbyllura"

Gazeta Express

27/10/2020 10:21

Studimi: Udhëtimi me aeroplan më pak i rrezikshëm se qëndrimi në ambiente të tjera të mbyllura

Gazeta Express

27/10/2020 10:21

Ky mund të jetë një lajm i mirë për ata që shpresojnë të udhëtojnë, pasiqë sipas një studimi të fundit transmetimi i COVID-19 gjatë udhëtimit ajror është shumë më i vogël se sa mund ta mendoni, shkruan Medical Daily.

Një raport i botuar së fundmi në revistën “JAMA” zbuloi se rreziku i prekjes nga sëmundje e COVID-19 gjatë udhëtimeve me aeroplan është më i ulët sesa qëndrimi në një ambient të mbyllur, klasë, market apo tren.

Lexo Edhe:

Edhe pse një aeroplan mund të duket si një ambient i përsosur për transmetim viral, ka faktorë lehtësues që e ulin këtë rrezik. Kështu,  një aeroplan përdor ajër të ricikluar, që përdoret edhe në sallat e operacionit. Ajri i aeroplanit zbret nga makina e kabinës dhe nxirret në pjesën e poshtme për t’u ricikluar, gjë që e bën rrjedhën e ajrit dhe cilësinë më të mirë se sa në një ndërtesë apo ambient tjetër të mbyllur.

Gjithsesi, ekzistojnë ende disa rreziqe për udhëtimet ajrore. Ndryshe nga aeroplani ambienti i aeroporteve nuk ka filtrim ajror të duhur, prandaj për ta shmangur një infeksion të tillë duhet të ndiqen hapat kryesore të mbrojtjes që janë: dezinfektimi i duarve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për ata që shpresojnë të udhëtojnë, pasiqë sipas një studimi të fundit transmetimi i COVID-19 gjatë udhëtimit ajror është shumë më i vogël se sa mund ta mendoni, shkruan Medical Daily.

Një raport i botuar së fundmi në revistën “JAMA” zbuloi se rreziku i prekjes nga sëmundje e Covid-19 gjatë udhëtimeve me aeroplan është më i ulët sesa qëndrimi në një ambient të mbyllur, klasë, market apo tren.

Edhe pse një aeroplan mund të duket si një ambient i përsosur për transmetim viral, ka faktorë lehtësues që e ulin këtë rrezik. Kështu,  një aeroplan përdor ajër të ricikluar, që përdoret edhe në sallat e operacionit. Ajri i aeroplanit zbret nga makina e kabinës dhe nxirret në pjesën e poshtme për t’u ricikluar, gjë që e bën rrjedhën e ajrit dhe cilësinë më të mirë se sa në një ndërtesë apo ambient tjetër të mbyllur.

Gjithsesi, ekzistojnë ende disa rreziqe për udhëtimet ajrore. Ndryshe nga aeroplani ambienti i aeroporteve nuk ka filtrim ajror të duhur, prandaj për ta shmangur një infeksion të tillë duhet të ndiqen hapat kryesore të mbrojtjes që janë: dezinfektimi i duarve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskës. /Gazeta Express