string(79) "studim-alarmant-shkrirja-e-akullnajave-po-pershpejtohet-rrezikon-miliona-njerez"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 17:14

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 17:14

Sipas një studimi të ri nga shkencëtarë ndërkombëtarë, edhe nëse bota arrin mrekullisht ta kufizojë ngrohjen globale në 1.5°C, kjo nuk do të mjaftojë për të ndaluar shkrirjen e vazhdueshme të akullnajave në Grenlandë dhe Antarktidë.

Sipas CNN, studiuesit kanë analizuar të dhëna nga satelitë, modele klimaterike dhe prova historike si bërthamat e akullit dhe ADN-ja e oktapodëve, duke zbuluar se nivelet aktuale të ngrohjes (1.2°C) mund të mjaftojnë për të shkaktuar një shkrirje të shpejtë të akullnajave dhe rritje katastrofike të nivelit të detit, duke qenë se akullnajat mbajnë ujë të mjaftueshëm për të rritur nivelin e detit me 65 metra.

Shkencëtarët thonë se aktualisht, akullnajat janë duke humbur rreth 370 miliardë tonë akull në vit, duke bërë që kontributi i tyre në rritjen e detit të jetë dyfishuar në 30 vitet e fundit.

Poashtu, CNN shkruan se studiuesit kanë paralajmëruar se edhe nëse kufizohet ngrohja në 1.5°C, tashmë është shumë vonë për të ndalur këtë proces.

Sipas raportimeve, ata që do të ndikohen më shumë janë mbi 230 milionë njerëz që jetojnë nën 1-meter mbi nivelin e detit, të cilët për shkak të rritjes së nivelit të ujit do të përballen me përmbytje që do të detyrojnë zhvendosje masive.

Shkencëtarët kanë thënë se për të shmangur një kolaps të akullnajave, ngrohja duhet të mbetet nën 1°C – diçka që shumë e vështirë të realizohet për shkak që djegia e lëndëve fosile është duke vazhduar në shkallë globale.