Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një nga institucionet më prestigjioze në botë në fushën e politikave publike dhe qeverisjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri ndau një videokartolinë nga vizita, duke e shoqëruar me një mesazh për publikun shqiptar:
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Kryeministri.
Studentët ishin të interesuar të njihnin më nga afër rrugën e reformave, zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë, në kuadër të një vizite studimore që lidhet me temat globale të tranzicionit, qeverisjes dhe integrimit europian.