Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK: Drenica është për luftë, jo për muzikë - Gazeta Express
string(71) "stresi-thumbon-don-xhonin-ne-bbvk-drenica-eshte-per-lufte-jo-per-muzike"

Rozë

Gazeta Express

21/01/2025 14:44

Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK: Drenica është për luftë, jo për muzikë

Rozë

Gazeta Express

21/01/2025 14:44

Gjatë një momenti kur po pinte duhan, kënga e Don Xhonit “Yakuza” u luajt në sfond, fillimisht, Stresi nuk reagoi, por më pas shprehu një koment që duket si një thumb për Don Xhonin.

“Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, u shpreh ai.

Komenti u mor si një goditje indirekte ndaj Don Xhonit, pasi këngëtari është nga Drenica, një rajon i njohur për lidhjet e tij me historinë e luftës në Kosovë.

Kënga vazhdonte me vargun “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, Stresi tha: “Te dridhet që s’e ke idenë”.

Ky moment i Stresit ka shkaktuar reagime nga fansat, të cilët e panë si një provokim dhe goditje ndaj Don Xhonit.