Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka folur për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, pas përfundimit të spektaklit në të cilin të dy ishin pjesëmarrës.
Përmes një rubrike pyetje-përgjigje në Instagram, Radi është përgjigjur hapur për raportin e tyre aktual, duke bërë të qartë se nuk kanë më kontakt.
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as ai nuk më ka mua. Nuk kemi asnjë lloj kontakti”, u shpreh ajo.
Megjithatë, artistja e njohur ka zgjedhur të ruajë një ton pozitiv ndaj ish-banorit, duke i uruar të mirat në rrugëtimin e tij.
“E uroj të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjithçka që bën”, shtoi Rozana.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...