Starton ndeshja e katërt gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës - Gazeta Express
string(59) "starton-ndeshja-e-katert-gjysmefinale-mes-pejes-dhe-trepces"

Starton ndeshja e katërt gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

19/05/2022 20:31

Ka filluar ndeshja e katërt gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës, në palestrën “Karagaçi”.

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit. Në dy takimet e para, fituan mitrovicasit, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve.

Lexo Edhe:

Përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.

Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet vetëm në praninë e 750 tifozëve, ndërsa jashtë palestrës, Peja ka organizuar shikimin e ndeshjes në projektor për tifozët e saj.