Pas sulmit në Uashington, Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan - Gazeta Express
string(70) "pas-sulmit-neuashington-haxhiu-shpreh-solidaritet-me-popullin-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 18:43

Pas sulmit në Uashington, Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 18:43

U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit të raportuar në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke shprehur solidaritet me qytetarët amerikanë.

Përmes komunikatës së presdiencës, ajo tha se është lehtësuese që Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë jashtë rrezikut, ndërsa i uroi shërim të shpejtë zyrtarit të plagosur.

Haxhiu ritheksoi se Koova dënon çdo akt dhune dhe mbetet pranë SHBA-së, duke e cilësuar atë si partner dhe aleat strategjik.

Komunikata e plotë:

U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Në reagimin e saj, U.d. Presidentja Haxhiu shprehu solidaritet me popullin amerikan dhe lehtësim që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë jashtë rrezikut.

“Pas sulmit shqetësues në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, jemi pranë popullit amerikan. Të lehtësuar që Presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt. Zyrtarit të plagosur i urojmë shërim të plotë dhe qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e U.d. Presidentes.

Republika e Kosovës dënon çdo akt dhune dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit dhe aleatit të saj strategjik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement