Pele: Ja pse Ronaldo është më i mirë sesa Messi - Gazeta Express
string(55) "sqarohet-pele-ja-pse-ronaldo-eshte-me-i-mire-sesa-messi"

Pele: Ja pse Ronaldo është më i mirë sesa Messi

Gazeta Express

25/03/2020 11:33

Ish-futbollisti legjendar, Pele, ka insistuar se futbollisti më i mirë në botë aktualisht është Cristiano Ronaldo, pasi që beson se ai ka qenë në formë më konsistente sesa Lionel Messi. Megjithatë, Pele ka insistuar se vetë ai është më i miri i të gjitha kohëve.

Sulmuesi i Juventusit tani i ka mbushur 35 vjeç, mirëpo mbetet i vlerësuar si njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të fundit për bardhezinjtë, kur e barazoi rekordin e Serisë A duke shënuar në 11 ndeshje radhazi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ronaldo i ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke u ndihmuar bardhezinjve të shpresojnë për ta fituar kampionatin vendore për herë të nëntë radhazi.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë në betejë që më shumë se një dekadë për të qenë futbollisti më i mirë në botë dhe asnjëri nuk ka shfaqur shenja ngadalësimi, përkundër që të dy po i afrohet fundit të karrierës.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e mori çmimin më prestigjioz në botën e futbollit, Topin e Artë, për herë të gjashtë vitin e kaluar, duke i lënë prapa Virgil van Dijkun e Liverpoolin dhe armikun e vjetër tani në Juventus, Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, gjatë intervistës së tij për një kanal në Youtube, Pilhado, Pele tregoi pse e vlerëson Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë aktualisht.

“Sot, lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo. Mendoj se ai është më i miri pasi që ai është në formë më konsistente. Natyrisht, s’mund të harrojmë për Messin, por natyrisht ai nuk është sulmues”, ka thënë Pele.

Kur u pyet se kush është futbollisti më i mirë në histori, Pele u përgjigj: “Është një pyetje e vështirë. Nuk mund t’i harrojmë lojtarët si Zico, Ronaldinho e Ronaldo. Pastaj në Evropë ishin Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff”.

“Epo mirë, nuk është faji im, por mendoj se Pele ishte më i mirë sesa të gjithë ata”. /Gazeta Express/