Spitali mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet - Gazeta Express
string(46) "spitali-mobil-ne-shkup-ushtria-vendos-krevatet"

Gazeta Express

01/04/2020 14:05

Spitali mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet

Gazeta Express

01/04/2020 14:05

Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar edhe krevatet brenda Spitalit mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Nga Armata njoftojnë se spitali ROLL-2 është i gatshëm dhe do të mund të shfrytëzohet për nevojat e shëndetit publik.

Lexo Edhe:

Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër, ku pritet të trajtohen pacient me Covid-19. Punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës. Nuk dihet se sa do të jetë funksional ky objekt duke marrë parasysh reshjet e borës dhe përkeqësimin e motit në vendin tonë. Ushtria mëngjesin e sotëm përpos vendosjes së krevateve ka pastruar borën e cila kishte rënduar pjesën e sipërme të spitalit/GazetaExpress/B.Lika/