Spitali i Pejës mbushet me pacientë të infektuar me COVID-19, tre janë në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(87) "spitali-i-pejes-mbushet-me-paciente-te-infektuar-me-covid-19-3-jane-ne-gjendje-te-rende"

Spitali i Pejës mbushet me pacientë të infektuar me COVID-19, tre janë në gjendje të rëndë

Gazeta Express

15/07/2020 9:07

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se atje po trajtohen 64 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit, nga këta pacientë 41 janë të konfirmuar dhe 23 në pritje të rezultateve

“Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 4 Mjekë, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinierë janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione. 4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë̈ femërore. 167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, rreth 400 mostra të marra nga Qendra Klinike Universitare në spitalet tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren janë testuar dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Rezultatet e këtyre testimeve do të dalin sot në orën 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media ku ka njoftuar se rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së mërkurë.

 “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme (mërkurë)”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSH-së, të hënën janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640. /GazetaExpress/