SPF çdo ditë: Pse duhet ta përdorim edhe tani? - Gazeta Express
string(44) "spf-cdo-dite-pse-duhet-ta-perdorim-edhe-tani"

Foleja.com

Foleja.com

26/09/2025 11:10

SPF çdo ditë: Pse duhet ta përdorim edhe tani?

Foleja.com

Foleja.com

26/09/2025 11:10

Shumë njerëz mendojnë se kremi me SPF është i nevojshëm vetëm gjatë verës, kur dielli është i fortë dhe pushimet verore janë në kulm. Por realiteti është tjetër: rrezet e dëmshme të diellit (UVA dhe UVB) janë të pranishme gjatë gjithë vitit, edhe tani në shtator apo në ditët e ftohta të dimrit. Pikërisht për këtë arsye, SPF-i duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme të kujdesit ndaj lëkurës.

Pse SPF është i domosdoshëm çdo ditë?

Rrezet UVA depërtojnë thellë në lëkurë dhe janë shkaktari kryesor i plakjes së parakohshme, rrudhave dhe humbjes së elasticitetit.
Rrezet UVB shkaktojnë djegie dhe irritime, edhe kur dielli nuk duket i fortë.
Rrezatimi kalon përmes reve dhe xhamave, prandaj edhe në ditët me re apo brenda makinës, lëkura është e ekspozuar.

SPF nuk është vetëm për verën

Në vjeshtë, dimër apo pranverë – dielli është gjithmonë aty. Edhe kur temperaturat bien, rrezatimi UV mbetet i rrezikshëm. Prandaj, dermatologët rekomandojnë përdorimin e SPF çdo ditë, si hapin e fundit në rutinën e kujdesit të lëkurës.

Si ta zgjedhësh kremin e duhur me SPF?

Për përdorim të përditshëm, zgjidh një krem me SPF 30 ose më shumë.
Nëse ke lëkurë të yndyrshme, përdor formula të lehta dhe jo-komedogjene.
Për lëkurë të thatë, kremrat hidratues me SPF janë zgjedhja më e mirë.
Për aktivitet në natyrë, zgjedh SPF më të lartë dhe rezistent ndaj ujit.

Ku mund t’i gjeni produktet e duhura?

Për një rutinë skincare të plotë dhe të sigurt, nevojiten produkte të besueshme: krem hidratues me SPF, serum anti-rrudhë, maskë rigjeneruese, apo sunscreen cilësor për përdorim ditor. Të gjitha këto mund t’i gjeni me një klik në foleja.com në Kosovë dhe foleja.al në Shqipëri.