Shumë njerëz mendojnë se kremi me SPF është i nevojshëm vetëm gjatë verës, kur dielli është i fortë dhe pushimet verore janë në kulm. Por realiteti është tjetër: rrezet e dëmshme të diellit (UVA dhe UVB) janë të pranishme gjatë gjithë vitit, edhe tani në shtator apo në ditët e ftohta të dimrit. Pikërisht për këtë arsye, SPF-i duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme të kujdesit ndaj lëkurës.
Rrezet UVA depërtojnë thellë në lëkurë dhe janë shkaktari kryesor i plakjes së parakohshme, rrudhave dhe humbjes së elasticitetit.
Rrezet UVB shkaktojnë djegie dhe irritime, edhe kur dielli nuk duket i fortë.
Rrezatimi kalon përmes reve dhe xhamave, prandaj edhe në ditët me re apo brenda makinës, lëkura është e ekspozuar.
Në vjeshtë, dimër apo pranverë – dielli është gjithmonë aty. Edhe kur temperaturat bien, rrezatimi UV mbetet i rrezikshëm. Prandaj, dermatologët rekomandojnë përdorimin e SPF çdo ditë, si hapin e fundit në rutinën e kujdesit të lëkurës.
Për përdorim të përditshëm, zgjidh një krem me SPF 30 ose më shumë.
Nëse ke lëkurë të yndyrshme, përdor formula të lehta dhe jo-komedogjene.
Për lëkurë të thatë, kremrat hidratues me SPF janë zgjedhja më e mirë.
Për aktivitet në natyrë, zgjedh SPF më të lartë dhe rezistent ndaj ujit.
Ku mund t’i gjeni produktet e duhura?
Për një rutinë skincare të plotë dhe të sigurt, nevojiten produkte të besueshme: krem hidratues me SPF, serum anti-rrudhë, maskë rigjeneruese, apo sunscreen cilësor për përdorim ditor. Të gjitha këto mund t’i gjeni me një klik në foleja.com në Kosovë dhe foleja.al në Shqipëri.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...