Spektakël në Suharekë, Prishtina mposht Ponte Prizrenin dhe kalon në finale - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

05/02/2021 21:20

Spektakël në Suharekë, Prishtina mposht Ponte Prizrenin dhe kalon në finale

Basketboll

Gazeta Express

05/02/2021 21:20

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin 75:79 (20:22, 20:10, 17:26, 18:21), për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku në çerekun e parë u zhvillua lojë e niveluar dhe asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa kjo pjesë përfundon 20:22. Edhe perioda e dytë në fillim ishte e barabartë deri katër minuta nga fundi pranë rezultatit 32:32, ku prizrenasit me një seri prej 8:0, e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre 40:32.

Pesë minutat e parë të pjesës së dytë ishin të barabartë, por më pas prishtinasit morën lojën në duar dhe nga 50:43, përmbysin rezultatin në 52:58, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 57:58.

10 minutat e fundit ishin shumë interesant, megjithatë, bardhekaltrit e nisën më mirë këtë pjesë duke pasur epërsi 63:72. Ponte nuk dorëzohet dhe hyn në njseri prej 9:0, duke barazuar shifrat në 72:72, 2 minuta nga fundi. Në çastet e fundit, Prishtina ishte më e vëmendshme dhe triumfon 75:79.

Sigal Prishtina në finale do të përballet me Golden Eagle Yllin, takim që zhvillohet të dielën.