SPEEEX lanson platformen e teknologjisë edukative „ASENDIO“ - Gazeta Express
string(57) "speeex-lanson-platformen-e-teknologjise-edukative-asendio"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2023 17:22

SPEEEX lanson platformen e teknologjisë edukative „ASENDIO“

Lajme

Gazeta Express

03/11/2023 17:22

Korporata SPEEEX, një emër udhëheqës në botën e business process & technology outsourcing  , ka lansuar platformen edukative – Asendio, platformë teknologjie që synon të transformojë dhe ri-aftësojë të rinjët e Republikës së Kosovës për sektorin e BPTO-së.  Për më shumë, platforma ed-tech Asendio hap një botë të mundësive për zhvillim dhe certifikimë online për të rinjtë, duke i përgatitur ata për një të ardhme në sektorin më me perspektiv në Kosovë.

Asendio ofron module të gjera që krijojnë përvoja arsimore, duke përfshirë avancimin e aftësive të gjuhës gjermane, zhvillimin e shkathtësive teknike, aftësive të komunikimit, sigurinë kibernetike etc. Përmes qasjes në platformen Asendio, të rinjët do pajisen me aftësitë e nevojshme për tu integruar lehtësisht në tregun e punës, për tu zhilluar në suazat personale, si dhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Procesi i aplikimit për tu bërë pjesë e programit është tashmë i hapur, dhe kandidatët e interesuar kanë mundësinë të aplikojnë nga data 3 nëntor deri më 3 dhjetor 2023. Të gjithë të interesuarit për tu bër pjesë e programit, duhet të jenë mbi 18 vjeç, të kenë kenë të përfunduar shkollën e mesme si dhe të kenë njohuri të Gjuhës Gjermane në nivelin B1-B2. E rëndësishme të ceket është se përzgjedhja e aplikantëve do të jetë kompetitive, si dhe vlerësimi do të bëhet përmes testimeve të gjuhës Gjermane.

Kjo nismë premton të aftësoj të rinjët e Kosovës duke ju zhvilluar atyre shkathtësit profesionale dhe linguistike që u duhen për të arritur sukses në një sektor që po zhvillohet me një trend të jashtëzakonshem.

Linku aplikimit: www.asendio.io

Asendio
Powered by SPEEEX