Sali Berisha humb apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani - Gazeta Express
string(63) "sali-berisha-humb-apelin-kunder-ndaleses-per-te-hyre-ne-britani"

Ballina

Gazeta Express

17/06/2024 15:54

Sali Berisha humb apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani

Ballina

Gazeta Express

17/06/2024 15:54

Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, e ka humbur të hënën apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani, nën dyshimet për lidhje kriminale.

Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar më 2022, nën dyshimet se ka lidhje me krim të organizuar dhe korrupsion, të cilat ai i mohon.

Lexo Edhe:

Ai e pati apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm për Apel në Londër, në muajin mars, duke thënë se ndalesa i është vënë mbi pretendime të pabazuara.

Mirëpo, ky institucion e ka hedhur poshtë kërkesën e Berishës.

Vendimi i Britanisë për t’ia ndaluar Berishës hyrjen në këtë shtet, pati ardhur një vit pasi atij i është ndaluar hyrja edhe në Shtetet e Bashkuara, nën dyshimet për korrupsion me abuzim me pushtetin.

Berisha, 79-vjeçar, përballet me dyshime edhe në Shqipëri se e ka përdorur ndikimin e tij sa ka qenë kryeministër, në periudhën 2005-2009, në të mirë të burrit të vajzës së tij, lidhur me privatizim të një toke shtetërore.

Berisha dhe e bija e tij hedhin poshtë këto akuza.

Ai ka qenë nën arrest shtëpiak në dhjetor dhe prokurorët nuk kanë ngritur ende ndonjë padi. /REL