SPD'ja voton kundër largimit të menjëhershëm nga koalicioni me Merkelin - Gazeta Express
string(70) "spdja-voton-kunder-largimit-te-menjehershem-nga-koalicioni-me-merkelin"

SPD’ja voton kundër largimit të menjëhershëm nga koalicioni me Merkelin

Gazeta Express

06/12/2019 21:26

Partia social-demokrate SPD, mbledhur sot në Kongres në Berlin, votoi kundër një daljeje të menjëhershme nga koalicioni që ka formuar me konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Megjithatë SPD-ja kërkon, sipas mocionit të miratuar me shumicën e delegatëve të partisë, hapjen e diskutimeve me të djathtën për disa tema si politika klimatike, një rritje të pagës minimale apo investimet në shërbimet publike.

Lexo Edhe:

SPD-ja, dy drejtuesit e rinj të së cilës, Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans, të krahut të majtë u betuan sot zyrtarisht, nuk vendosi një afat të saktë për fillimin e mundshëm të këtyre diskutimeve.

Mes kërkesave të tyre për të djathtën CDU-CSU bën pjesë një rritje në 12 euro nga 9,19 aktualisht e pagës minimale. SPD-ja kërkon gjithashtu një rritje të çmimit minimal të certifikatës së ardhshme kombëtare të emetimit të gazit me efekt serrë, për sektorët e pambuluar nga tregu europian i karbonit.

SPD-ja kërkon përveç të tjerave investime prej 450 miliardë eurosh në 10 vjet në shërbimet publike, veçanërisht në arsim, transporte, aksesin në sistemin digjital dhe mbrojtjen klimatike.