Spasovski: Pagë bonus për të punësuarit në MPB për realizimin e mbi 150 orëve jashtë orarit për vitin 2022 - Gazeta Express
string(105) "spasovski-page-bonus-per-te-punesuarit-ne-mpb-per-realizimin-e-mbi-150-oreve-jashte-orarit-per-vitin-2022"

Ballina

Gazeta Express

06/06/2023 11:42

Spasovski: Pagë bonus për të punësuarit në MPB për realizimin e mbi 150 orëve jashtë orarit për vitin 2022

Ballina

Gazeta Express

06/06/2023 11:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski informoi se sot do të paguhet pagë bonus për të punësuarit në MPB të cilët kanë realizuar 150 orë punë jashtë orarit të punës në nivel vjetor për vitin 2022.

“Pasi e kam marrë udhëheqjen me MPB-në, si prioritet është vendosur pagesa e bonus pagave për mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës në nivel vjetor, si e drejtë e garantuar për të punësuarit në MPB në pajtim me Marrëveshjen Kolektive”, theksoi ministri Spasovski, duke e potencuar pagesën e bonus pagave të mëhershme .

Potencon se në harkun kohor nga viti 2017 deri më 2022 janë paguar bonus pagat për vitet 2017 dhe 2018, për të cilat nuk kanë qenë të siguruara mjete për pagesën e tyre nga udhëheqësia e mëhershme e MPB-së.

“Vazhduam me pagesën e rregullt të bonus pagave për vitet 2019, 2020 dhe vitin 2021, për të cilat janë siguruar gjithsej 9.060.857 euro, mjete nga Buxheti i MPB-së të parapara për realizimin e kësaj të drejte e të punësuarve”, theksoi Spasovski.

Falë politikave të zbatuara me përgjegjësi dhe si rezultat i punës së mirë, është rritur paga mesatare, kurse me këtë është rritur edhe shuma individuale e bonus pagave në MPB.

“Sa për ilustrim, nëse bonus paga për vitin 2017 individualisht ka qenë 22.928 denarë, në vitin 2023 mund të lavdërohemi me bonus pagë për vitin 2022 prej 31.859 denarësh, që paraqet rritje për shumë thuajse për 40 për qind”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar se udhëheqësia aktuale e MPB-së si imperativ e ka përmirësimin e statusit të të punësuarve në MPB, kurse në drejtim të konceptit të etabluar “Polici e kënaqur- qytetarë të sigurt”.