Spasovski: Janë arrestuar 7 nga 16 anëtarë të grupit kriminal të drogës që kanë kryer edhe vrasje - Gazeta Express
string(96) "spasovski-jane-arrestuar-7-nga-16-anetare-te-grupit-kriminal-te-droges-qe-kane-kryer-edhe-vrasje"

Spasovski: Janë arrestuar 7 nga 16 anëtarë të grupit kriminal të drogës që kanë kryer edhe vrasje

Ballina

Gazeta Express

26/01/2024 11:33

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas aksionit të sotëm policor në Gërvçc të Shkupit, tha sonte se janë arrestuar shtatë persona, gjashtë prej tyre në aksionin policor në Maqedoni dhe një në Spanjë. Grupi kriminal transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Maqedoni dhe kryente vrasje dhe hakmarrje, tha ministri.

Me mbështetjen e Europolit dhe në bashkëpunim me policinë e disa shteteve, sot është kryer aksion policor kundër personave të përfshirë në trafik droge dhe të përfshirë në vrasje, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një konferencë për media, duke sqaruar, se veprimi është kryer në koordinim me Prokurorinë Publike.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për një grup ndaj të cilit është zhvilluar një hetim shumëmujor, sipas të cilit dëshmitë nga nëntori 2019 deri në mars 2021 në territorin e Maqedonisë, 47-vjeçari Sh.M. nga Gërçeci, së bashku me tashmë të ndjerin O.B. dhe J.K. organizuan një grup kriminal që kryente vrasje dhe hakmarrje për shkak të favorizimit.